20 vjetori i çlirimit të Kosovës shënohet edhe në Londër

Pёr tё shёnuar 20 vjetorin e çlirimit tё Kosovёs, Ambasada e Republikёs sё Kosovёs nё Mbretёrinё e Bashkuar organizoi njё pritje nё Muzeun Kombёtar tё Ushtrisё nё Londёr.

Nё kёtё mbrёmje morёn pjesё shumё politikanё dhe deputetё britanik, ushtarakë britanik qё kanё shёrbyer nё Kosovё ndёr vite, pjesёtarё tё diasporёs shqiptare nё Mbretёrinё e Bashkuar, ambasadorё dhe diplomatё tё akredituar nё Mbretёrinё e Bashkuar dhe shumё figura tё tjera publike e politike britanike.

Tё pranishmёve ju drejtua e ngarkuara me punё nё Ambasadёn e Kosovёs nё Londёr, znj. Heroina Telaku, Ministri pёr Evropё dhe Amerika nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme Britanike, Sir Alan Duncan, Ministri pёr Forca tё Armatosura nё Ministrinё Britanike tё Mbrojtjes, z. Mark Lancaster dhe ish Sekretari i Mbrojtjes dhe ish Sekretari i Pёrgjithshёm i NATOs Lord George Robertson, me nga njё fjalё rasti.

Ne fjalёn e saj Znj. Telaku falёnderoi Mbretёrinё e Bashkuar pёr pёrkrahjen e tyre nё momentet mё tё vёshtira pёr Kosovёn, ato tё luftёs, si the u shpreh mirёnjohёse pёr vazhdimin e kёsaj pёrkraje edhe tani kur Kosova mёton tё siguroj vendin e saj tё meritur nё familjen e shteteve.

Sir Alan Duncan gjatё fjalёs sё tij kujtoi viktimat dhe sakrificёn e madhe qё ёshtё bёrё nё Kosovё. Ai tha se Mbretёria e Bashkuar vazhdon tё jetё mike e Kosovёs dhe tё pёrkrah Kosovёn nё luftёn kundёr korrupcionit dhe krimit tё organizuar.

Ndёrsa Ministri Lancaster, i cili ka shёrbyer nё Kosovё si pjesё e trupave tё KFOR-it nё vititn 1999, foli pёr mikpritjen e ngrohtё qё kishte marrё nga Kosova nё vitin 1999, dhe tha se Mbretёria e Bashkuar ёshtё e pёrkushtuar pёr stabilitetin nё Kosovё dhe rajon. Ai gjithashtu lavdёroi Forcat e Sigurisё tё Kosovёs me ç’rast edhe i pёrgёzoi pёr sukseset e arritura nё garat nё Mbretёrinё e Bashkuar.

Ndёrsa, Lordi Robertson kujtoi kohёn kur edhe janё marrё vendimet e rёndёsishme pёr kampanjёn ajrore si rezultat i kohёs sё vёshtirё tё luftёs nё Kosovё.

Nё fund, Ambasada e Kosovёs nё Londёr prezantoi njё pllakё përmes sё cilёs nё emёr tё popullit dhe qeverisё sё Kosovёs u shpreh mirёnjohja pёr kontributin pёr paqe nё Kosovё nga Forcat e Armatosura tё Lartёmadhёrisё sё Saj. Zbulimi i pllakёs u bё nga Gjeneral Sir Mike Jackson dhe Gjeneral Brigade Irfete Spahiu tё cilёt nderuan tё pranishmit me pjesёmarrjen e tyre.