20 vjet pas luftës, ende nuk janë ndëshkuar kryesit e masakrave në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kujtuar masakrat e tmershme që kanë ndodhur në këtë komunë gjatë kohës së luftës.

Latifi në Sytë 7 në Klan Kosova, ka thënë që edhe 20 vjet pas ende nuk janë ndëshkuar “kriminelët serbë”.

“Masakrat kanë filluar më 25 mars të vitit 1999 një ditë pasi filluan bombardimet e NATO-s”.

“Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, kurse në fshatin Brestoc, janë vrarë 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në fshatin Celinë, janë vrarë 75 martirë”.

Latifi ka theksuar se masakrat më të mëdha kanë ndodhur në Krushë të Madhe ku nga ajo kohw janw ende 64 persona të pagjetur.

“Të nesërmen pas marakës të tmerrshme në Krushtë të Madhe dhe ky ka qenë krimi më i llahtarshëm pervec se i kanë ndarë meshkuj dhe femrat i kanë futut edhe në xhami dhe pastaj edhe i kanë djegur kufomat”.

“64 ende janë të pagjetur nga Krusha e Madhe në mesin e tyre është edhe profesori i shquar Ukshin Hoti”.

“Në komunën tonë bëhet fjalë për qindra të vrarë dhe të masakruar brenda një kohe shumë të shkurtër, të grupmoshave të ndryshme për këto masakra as nuk është hetuar dikush e të mos flasim që të jetë dënuar dikush”.

“Forcat Ushtarake Policore por edhe kriminelët vendor serbë në bashkëveprim me Njësitë Elite të Ushtrisë për fat të keq as nuk është hetuar as nuk është ftuar dikush dëshmitar. Në komunën tonë kurrë nuk kas pasë një proces gjyqësor që do rezultonte me dënimin e shkaktarëve që kanë marrë pjesë në masakrat e komuëns së Rahovecit dhe në të gjithë Kosovën”.