20 vjet pas, Besian Mustafa kërkon zbardhjen e rastit të vrasjes së babait

Ministri i Bujqësisë e zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa e ka kujtuar në 20 vjetorin e vrasjes babain e tij e ish-zyrtarin e Lidhjes Demokratike, Xhemail Mustafën.

Mustafa në Facebook ka shkruar se mos zbardhja e vrasjeve mbetet dështim i drejtësisë së Kosovës, që nga UNMIK’u deri më sot.

“20 vjet! Mos-zbardhja e vrasjeve të atdhetarëve pasluftës dhe mos-dënimi i vrasësve dhe, mbi të gjitha, urdhërdhënësve mbetet dështimi themeltar i sistemit të drejtësisë në Kosovë, që nga UNMIK-u e deri sot”, thotë ai.

Ministri Mustafa ka thënë se pa zbardhjen e këtyre vrasjeve nuk mund të ketë drejtësi në vend.

“Pa zbardhjen e këtyre vrasjeve dhe atentateve të panumërta, nuk mund të ketë drejtësi në këtë vend, e pa drejtësi, as liri të plotë”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë:

20 vjet! Mos-zbardhja e vrasjeve të atdhetarëve pasluftës dhe mos-dënimi i vrasësve dhe, mbi të gjitha, urdhërdhënësve mbetet dështimi themeltar i sistemit të drejtësisë në Kosovë, që nga UNMIK-u e deri sot. Pa zbardhjen e këtyre vrasjeve dhe atentateve të panumërta, nuk mund të ketë drejtësi në këtë vend, e pa drejtësi, as liri të plotë.