20 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Halil Ukaj (VIDEO)

Sot janë bërë 20 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Halil Ukaj. Halil Ukaj nga fshati Cerovik i Klinës, u vra më 13 prill të vitit 1999 gjatë luftimeve të ashpra me forcat e ushtrisë dhe policisë serbe.

Në atë ditë, forcat serbe kishin rrethuar popullatën civile dhe ishin afër kryerjes së një maskare tjetër në Kosovë, por pran tyre ishte Halil Ukaj me bashkëluftetarë që e ndaloi ata.

Bashkëluftetarët dhe babai i Halilit flasin për jetën dhe veprën e tij, duke treguar për trimërinë dhe idealin që kishte ai për çlirimin e Kosovës. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=4V0H0drSrec