20 vjeçari i veshur si ne mesjetë, vret me shpatë dy persona dhe plagos 5 të tjerë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Kanada. Një i ri i veshur me rroba mesjetare ka vrarë me shpatë dy persona dhe ka plagosur 5 të tjerë.

Sipas raportit të transmetuesit publik kombëtar Radio Kanada, të paktën dy njerëz janë vrarë dhe të paktën pesë janë plagosur. Kjo ngjarje ka ndodhur pikërisht natën e festës së Halloween, ku njerëzit tradicionalisht vishen me kostume të ndryshme.

Në vendin ku njihet për qetësi, rregull dhe ku pothuajse çdo gjë shkon për mrekulli,në mbrëmjen e kaluar në qytetin Quebec të Kanadas  ka ndodhur një ngjarje e rëndë . Një i ri rreth moshës 20 vjeçare i cili ishte i veshur si një mesjetëar, ka vrarë me shpatë dy persona si dhe i ka plagosur 5 të tjerë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua diku rreth orës 22:30 të së shtunës mbrëma në zonën e Parliament Hill në Quebec, Skuadrat e qenve dhe grupi taktik i ndërhyrjes së Policisë së Kebekut ishin gjithashtu të përfshirë,

Identiteti i të riut nuk është bërë i ditur ndërkohë që ai u arrestua vetëm dy orë e gjysmë pas ngjarjes. Çfarë e ka shtyer të riun të bëjë një gjë të tillë nuk dihet, megjithatë  policia po punon ende për zbardhjen e rastit.