20 vite nga vrasja e Xhemail Mustafës, pamje nga varrimi

Sot janë bërë 20 vite nga vrasja e zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafës, që ishte edhe njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

Institucionet e vendit nuk kanë arritur ta zbardhin këtë vrasje.

Vrasja e Mustafës kishte tronditur opinionin pasi që ai njihej si zëdhënësi më besnik i idealeve rugoviane.

Mustafa njihej si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare.

Xhemajl Mustafa është vrarë më 23 nëntor 2000 në hyrje të objektit ku gjendej banesa e tij në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.

Pamje nga dita e varrimit: