Sot bëhen 20 vite nga arrestimi i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Gardiani i atëhershëm i Burgut Qendror, Dragisa Blanusa ka zbuluar disa sekrete nga qelia 1121 ku kryekrimineli qëndroi deri në ekstradimin për në Hagë.

Gardiani tregon se si Millosheviqit si i burgosur i servohej uiski në burg.”Preferonte të pinte uiski. Ishte befasuese të shoh që një u burgosur të pinte uiski në qeli. Më kërkoi puro dhe i ofrova një cigare. Më thoshte se nuk e njeh fare Gjykatën e Hagës. Më sygjeronte që mos të iu besojë raportimeve në media pasi që sipas tij ishin të pavërteta” ka thënë Blanusa, gardian i burgut.

Millosheviq ishte ekstraduar për në Hagë me 28 qershor të vitit 2001. Kryekrimineli serbb kishte vdekur në burgun e Sheveningenit me 11 mars të vitit 2006.