20 vite nga anulimi i martesës së parë, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez lidhin më në fund kurorë

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë martuar në një ceremoni martesore mbresëlënëse të shtunën në rezidencën e tij 8.9 milionë dollarëshe në Georgia, të  rrethuar nga familja, miqtë dhe personazhe të njohura.

Çifti i famshëm i njohur si ‘Bennifer’, i la të gjithë pa fjalë ndërsa Lopez kishte veshur një fustan të bardhë mahnitës, Ralph Lauren, ndërsa Affleck dukej “i mprehtë” me një smoking bardh e zi.

Ribashkimi i lumtur i çiftit vjen 20 vjet pasi ata u takuan për herë të parë dhe u fejuan, vetëm për të anuluar martesën e tyre në vjeshtën e vitit 2003, duke fajësuar vëmendjen e tepruar të medias.

Çifti u ndoq në altar nga miqtë e ngushtë dhe familjarë, përfshirë fëmijët e tyre nga martesa të ndryshme.

Affleck-ut iu bashkuan tre fëmijët e tij nga martesa me Jennifer Garner, Violet, 16, Seraphina, 13 dhe Sam, 11. Dhe pranë JLO ishin binjakët e saj, Emme dhe Max, 14, që ajo ka me Marc Anthony. /abcnews.al