Lajmi i fundit

20 të vdekur nga zjarri në një park argëtimi në Indi

Një zjarr masiv shpërtheu të shtunën në një park argëtimi në Gujarat të Indisë perëndimore, duke lënë të paktën 20 persona të vdekur, tha policia.

Komisioneri i policisë, Raju Bhargava tha se zjarri ishte nën kontroll dhe operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar, ku 20 trupa janë gjetur.

Parku argëtues ishte në pronësi private të Yuvraj Singh Solanki dhe Bhargava tha se policia do të ngrejë një rast për neglizhencë kundër tij.

Ndërkaq, shkaku i zjarrit është duke u hetuar, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri i vendit, Narendra Modi shkroi në X se ai ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar nga zjarri … në Rajkot. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Lutje për të lënduarit.”