20 për qind të qytetarëve të Kryeqytetit e duan Daut Haradinaj kryetar të Prishtinës

Kandidati për kryetar të kryeqytetit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, sonte ka qenë i ftuar në emisionin Debat Plus.

Tema të shumta janë diskutuar gjatë emisionit. Ndërsa, në pyetjet e përheshme që bëhen nga moderator i emisionit, sonte ka qenë pyetja se ‘A besoni se Daut Haradinaj është kandidat i duhur për kryetar të Prishtinës?

Rreth kësa përgjigje janë deklaruar mbi 13 mijë persona. Ku 20 për qind e qytetarëve besojnë që Daut Haradinaj duhet të jetë kryetar i kryeqytetit të Kosovës.