Rreth 4 për qind e punëtorëve të sektorit privat del që nuk janë të deklaruar fare nëse posedojnë apo jo një kontratë pune.
Sipas kryetari të Aleancës Kombëtare të Bizneseve, Agim Shahini, rreth 22 për qind e punëtorëve nuk kanë kontratë pune.
Qytetarët thonë se punonjësit duhet të vetëdijesohen dhe që nuk duhet të hyjnë në punë nëse nuk iu ofrojnë një kontratë.
Nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat treguan se mungesa e kontratave të punës i dëmton punëtorët pasi më pas kontributet pensionale do t’i kenë shumë të vogla.







