Hoti: 20 mijë qytetarë në ditë do të vaksinohen në Kosovë, vaksinat arrijnë në shkurt

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se së shpejti do të arrijnë vaksinat anti-Covid në Kosovë. Hoti ka njoftuar edhe për kapacitetet e vaksinimit në Kosovë.

“Kemi kapacitet diku për vaksinimin e 20 mijë qytetarëve në ditë. Presim që vaksinat e para të vijnë në shkurt. Stafi mjekësor dhe personat mbi moshën 65 vjeçare do të jenë të parët që do të vaksinohen. Numrat e të infektuarve kanë ra dhe jemi duke mbikqyrur nga afër. Po shikojmë strategjinë e re në secilën javë. Masat do të jenë në fuqi ende” ka thënë Hoti.