20 aktakuza brenda 24 orëve në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër katër personave, për shkak të veprave penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,”Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,njofton Prokuroria e Shtetit.

Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë personave të tjerë, të gjitha për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, duke bërë që numri i përgjithshëm i aktakuzave brenda 24 orësh, në këtë komunë të arrijë në 17, ndaj 20 personave.