2-vjeçari nga Skenderaj, ka nevojë për ndihmën tuaj për shërim jashtë vendit

Joel Qarkaj nga fshati Rakinicë e Komunës së Skenderajt, ka nevojë për ndihmën tuaj.

Ai është diagnostikuar me tumor në kokë, sëmundje kjo e cila shërohet vetëm jashtë Kosovës.

2-vjeçarit, fëmijës së vetëm të familjes Qarkaj, i duhet trajtim urgjent jashtë vendit që ka koston 30 mijë euro.

Ish-luftëtari i UÇK-së Adnan Hyseni, njëherësh drejtori i Fondacionit Humanitar “Avni Hyseni”, i është drejtuar të gjithë bamirësve me kërkesën për të ndihmuar financiarisht familjen e Joelit.

“Ju bamirës që besuat gjithmonë në iniciativat e mia humane, ndihmojeni Joelin e vogël dhe shpëtoni jetën e tij sepse sëmundja po avancon dhe mund të bëhet tepër vonë”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e tij në Facebook.

“Numri i kontaktit: +383 49 553 772 Dizare Syla Qarkaj (nëna). Mundësitë në WESTERN UNION, MONEYGRAM dhe RIA i dërgoni në emër të nënës – Dizare Syla Qarkaj”.