E arriti edhe këtë shifër.
Enca Haxhiu ditën e sotme po e feston për shkak se i ka bërë 2 milionë ndjekës në Instagram.
Ajo është shqiptarja më e ndjekur (duke mos llogaritur Bebe Rexhën, Dua Lipën dhe Rita Orën) dhe i la pas Luana Vjollcën, Noizyn, Ledrin, Erën, Kidën, Loredanën dhe Elvanën që kanë mbi një milion ndjekës në këtë rrjet social.
Duke i falënderuar të gjithë, Enca tha se një ditë kur t’i bëj 20 milionë ndjekës, ata që e kanë ndjekë së fundmi do thënë “këtë gocë e ndjek që kur i kishte vetëm 2 milionë”.








