Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për përfundimin e projektit të madh infrastrukturore, rrugës Junik–Restavicë, e cila tashmë është e pajisur me të gjitha standardet moderne evropiane.
Shehu tha se ky projekt ka përfshirë ndriçimin SMART – i pari i këtij lloji në Junik pas katër dekadash.
Sipas tij, investimi kap vlerën mbi 2 milionë euro dhe konsiderohet një nga projektet kryesore të mandatit të parë të qeverisjes së tij. Kryetari potencoi se kjo rrugë do të lehtësojë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, duke e afruar komunën edhe më shumë me zhvillimin ekonomik dhe turizmin.
“Një tjetër premtim i realizuar dhe një hap i madh drejt zhvillimit të Junikut”, ka shkruar Shehu, duke e shoqëruar njoftimin me moton #LDK113.







