Që nga 13 marsi edhe kur u paraqitën rastet e para të të infektuarve me virusin korona në Kosovë, numri i personave pozitivë me COVID-19 ka shkuar në 14 mijë e 301 raste. Nga kjo shifër, 10 mijë e 782 persona kanë arritur që ta fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës.
Mirëpo janë edhe 568 persona që kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin korona.
Ndërsa, gjatë ditës së djeshme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se pas një kohe nuk kemi asnjë viktimë.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 2 mijë e 951.
Edhe në të dhënat e djeshme, Prishtina, del të jetë me numrin më të madh të të prekurve me virusin korona.







