Dy deputetë të VV-së shkelin ligjin, ndalen tek kafeneja pa maska mbrojtëse dhe pinë kafe

Që nga dje kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID në Kosovë.

Kësisoj, e gjithë gastronomia është e mbyllur, përveç shërbimit mere me vete.

Ndërkohë, qytetarët po shfrytëzojnë rastin që të qëndrojnë në këmbë tek kafet ku ata marrin me vete, gjë që është në kundërshtim me ligjin.

Sot ndër shumë qytetarë që kanë qëndruar afër kafeneve duke pirë kafen “take away”, kanë qenë edhe dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, si Fjolla Ujkani dhe Gazmend Gjyshinca.

Në fotografinë e siguruar nga Insajderi, ata shihen pak anash personave të tjerë dhe duke biseduar me njëri tjetrin, teksa shijojnë kafenë në rrugë.

Të dy deputetët i takojnë partisë fituese në vend, ku me ardhjen e tyre erdhën edhe masat e reja antiCOVID.