195 raste të reja dhe 21 të vdekur për tri ditë – Haziri pyet: Ku jeni o Avdullah Koti dhe Agim Veliu?!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka reaguar pas 195 rasteve të reja me Covid-19 gjatë të hënës dhe 21 viktimave në tri ditët e fundit.

Haziri ka pyetur se ku është Avdullah Hoti, të cilit iu referua si Avdullah Koti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Tutje, në shkrimin e tij, Haziri thotë se Hoti dhe Veliu janë struktur pa e thënë asnjë fjalë, teksa shton se ky i fundit e ka harruar gjendjen e jashtëzakonshme, sepse nuk po ia kërkon Hashim Thaçi.

Shkrimi i plotë nga deputeti Haziri:

Për tri ditë 21 persona ndërruan jetë nga infektimi me Covid-19. Me 3 korrik 114 raste të reja me Covid-19. 4 korrik 178 raste. 5 korrik 152 raste. 6 korrik 195 raste.
Sikur të ishte mundësia e bërjes të më shumë testeve numri i të infektuarve do ishte shumëfish më i madh. Ku je kryeministër Koti?! Ku je Agim Veliu që me vetëm 19 raste kërkoje gjendje të jashtëzakonshme?! Çka ndodhi me ju tash?!

Nuk paska qenë çështja e interesit të qytetarëve por çështja e pushtetit dhe interesit të Hashim Thaçit. Folni ku jeni strucur. Folni ministër mos u fshehni. Foleni bile një fjalë. Edhe dorëheqja nuk e lanë atë që ia bëtë Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Duhet të jepni përgjegjësi para popullit dhe të gjithë ta vuani denimin politik për atë që ia shkaktuat këtë katastrofë këtij vendi