19 vjeçarja fillon kampanjë në ‘GoFundMe’ për të zvogëluar gjoksin

Një 19 vjeçare që po vlerësohet si vajza me gjoksin më të madh natyral në Britani, po kërkon para për zvogëlimin e tyre.

Ajo e donte vrapimin në distancë të gjatë dhe të luante futboll kur ishte më e re, por iu desh t’i hiqte dorë nga ëndrrat për shkak të gjoksit të madh.

19 vjeçarja, Vicky Rog shton se pësoi dhunë nga bashkëmoshatarët për shkak të gjoksit të saj të madh.

“Në shkollë për vite më thirrën me emra poshtërues, gjë që më bënte të qaja gjithë kohën. Kur jeni shumë i ri dhe kur bashkëmoshatarët tuaj ju etiketojnë në këtë mënyrë, nuk mund të kënaqeni duke u rritur”, thotë Rog.

“Të gjithë gjithmonë thonë se janë një dhuratë por nuk janë aspak. Ato janë një mallkim”, shprehet tutje ajo.e

Vicky thotë se gjoksi i saj është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe për këtë ka pasur probleme edhe në lidhjet e saj me meshkuj.

“Burrat rregullisht bëjnë komente kur jam jashtë dhe gjithmonë përfundoj me dikë që më kap në mënyrë të papërshtatshme”, shprehet ajo.

Vicky prej vitesh po përballet me një problem tjetër, i cili thotë se është i panjohur për shumë bashkëmoshatarë të saj.

“Sa herë që blej një rroba banje, duhet të marr pjesën e sipërme me shporta të mëdha. Unë nuk mund të shkoj në palestër, nuk mund të ushtroj, sepse pesha e gjoksit i bën të gjitha të vështira. Gjëja më e keqe është se mbrapa më dhemb gjithë kohën, nuk mund të mbaj sytjena për më shumë se disa orë në ditë, dhe gjatë verës kam vazhdimisht flluska nën gjoks, lëkura më çahet dhe gjakoset”, thotë ajo me trishtim.

Administratori në Bushey Herts, ka bërë një apel në faqen e internetit GoFundMe për të mbledhur 5,000 euro për t’ia mundësuar asaj operimin për zvogëlimin e gjoksit.