19 vjeçarin nga Podujeva e lajmërojnë në polici për posedim të armës, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një 19 vjeçar për posedim të armës. 

Policia përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se ka konfiskuar armën e llojit “Zoraki”.

“Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, bëhet e ditur në këtë njoftim.

Sekuestrohet një armë zjarri në Podujevë:

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot pas pranimit të informatës, se një person i dyshuar posedonte armë zjarri, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërrmarë një operacion bastisjeje në një shtëpi, në fshatin Zakut.

Personit të dyshuar:
-A.Th, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

-një armë zjarri (Zoraki)

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.