19 vjeçari nga Kosova vret një person në Zvicër

Një kosovar 19-vjeçar u arrestua pas një sulmi fatal me thikë që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, në pjesën lindore të qytetit.

Një 19-vjeçar është goditur për vdekje me thikë në shkallët para banesës së tij. Vdekja ka ndodhur menjëherë, në vendin e ngjarjes.

Rreth orës 5 të mëngjesit të premtes, një 19-vjeçar i dyshuar, u arrestua nga policia në një rrugë të qytetit, shkruan tag24.de.

“Në rastin e të dyshuarit, i cili ishte në gjendje të dehjes së lehtë, policët gjithashtu kanë konfiskuar mjetin me të cilin pretendohet se është përdorur për të kryer veprën penale”, thonë hetuesit.

Adoleshenti nga Kosova do të paraqitej para gjykatësit gjatë ditës.

Sipas hetimeve të mëparshme, një grup të rinjsh ishin takuar në banesën e viktimës 19-vjeçare gjatë natës për të pirë alkool së bashku.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve, i akuzuari ishte gjithashtu në banesë dhe nga pala e dëmtuar i ishte kërkuar që të largohej nga ndeja e përbashkët, transmeton albinfo.ch. “Gjatë një konflikti verbal në hapësirën e shkallëve, personi i refuzuar ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë të dëmtuarin në pjesën e sipërme të trupit dhe në krahë”.

Pasi sulmuesi i dyshuar qe arratisur nga vendi i krimit, dëshmitarët kishin ndërmarrë masat e para të shpëtimit, të cilat u vazhduan nga policët të cilët i kishin thirrur. Por, mbërritja e një ekipi shpëtimi me ambulancë, ishte e vonuar për të sulmuarin. Ata mundën vetëm të konstatonin vdekjen e tij.