19 vite pas djegies, salla e madhe vazhdon të përdoret si parking

Janë bërë më tepër se dy muaj prejse, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka nënshkruar vendimin që Pallati i Rinisë dhe Sporteve të kaloj në pronësi të Komunës së Prishtinës.

“Pallati i Rinisë do të jetë kompani publike-lokale, i cili do të shërbejë për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe për integrimin e komuniteteve jo-shumicë” shkruante kryeministri Haradinaj në dhjetor të vitit 2018.

Pavarësisht premtimeve të shumta nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, salla e madhe e Pallatit të Rinisë që ishte djegur në vitin 2000, nuk ka pasur asnjë ndryshim dhe vazhdon të përdoret si parking i veturave, raporton Indeksonline.

4 muaj më parë zëdhënsi i Komunës, Adonis Tahiri deklaronte: “Do të bëhet renovimi i sallës së djegur, si dhe përfundimi i tërë projektit, për shkak se siç dihet, projekti i ndërtimit të Pallatit të Rinisë është realizuar vetëm 80% atëherë. Do të funksionojë si ndërmarrje publike komunale, përmes komisionit të aksionarëve dhe bordit”.

Kështu dukej salla e madhe e Pallatit të Rinisë para luftës, kur përdorej për koncerte muzikore dhe për sporte të ndryshme.