188 raste të reja me COVID-19 të premten në Kosovë

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 188 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 972 personave të dyshuar si të infektuar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2.254.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 45 persona në tërë Kosovën.