Podujevë

18-vjeçari që vdiq pasi u rrah brutalisht, varroset sot në Podujevë

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçari që vdiq si pasojë e plagëve të rënda të marra ditë më parë, do të varroset sot në orën 15:00.

Sipas njoftimit, varrimi i tij do të bëhet te varrezat e qytetit në Podujevë.

Policia njoftoi sot në raportin 24-orësh se trupi i pajetë i të riut u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

18 vjeçari ishte rrahur brutalisht nga disa persona më 14 janar.

Për këtë rrahje, policia kishte arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në mbajtje. Ata fillimisht dyshoheshin për “vrasje në tentavitë”, ndërkaq tash ngarkohen për veprën penale “vrasje e rëndë”.

VIDEO BONUS: Bekë Berisha: AAK-ja aktualisht është 12 për qind, sivjet shkojmë në zgjedhje