18-vjeçari hedh në liqen BMW-në, donte Jaguar për ditëlindje

Një djalosh 18- vjeçar nga India thuhet se e hodhi BMW-në e tij të re në një lumë pasi pranoi makinën gjermane si dhuratë për ditëlindjen e tij.

Njësia e lajmeve NDTV raporton se të riut iu dha BMW 3-Series i bardhë nga prindërit e tij si dhuratë për ditëlindje, por nuk ishte makina që ai dëshironte. Përkundrazi, ai kërkoi që prindërit e tij t’i dhuronin një Jaguar dhe, me sa duket, alternativa gjermane nuk ishte dëshira e tij.

Pamjet e shpërndara në internet në Indi shfaqin BMW-në ngadalë duke u fundosur në një lumë.

loading…