28 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas statistikave të publikuara nga Policia e Kosovës, transmeton Ballkani.info.

18 aksidente nga numri i përgjithshëm i tyre, janë aksidente me të lënduar.

Policia ka arrestuar 17 persona, të cilët ishin të përfshirë në këto aksidente, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Për mosrespektimin e rregullave të komunikacionit, Policia ka shqiptuar gjithsej 829 tiketa trafiku./Ballkani.info/