Tre mjekë dhe 15 infermierë janë vetëkarantinuar në Fier. Sot janë marrë mostrat për të kryer analizat dhe pritet përgjigjja.
Në rast se përgjigjja del negative, stafi mjekësor në fillim të javës rikthehet në punë, ndërsa në të kundërt do të vazhdojnë karantinimin.
Pacientja e 5-të e prekur me COVID-19 nga lagja “1 maji” në Fier, është vizituar më parë në qendrën shëndetësore të Roskovecit pasi ka qenë tek të afërmit e saj.
Me pas është transportuar ne Spitalin e Fierit.







