Statistikat

“18% e punëtorëve kosovarë kanë paralajmëruar që pas 1 janarit do të dalin jashtë vendit”

Opinionistja Linda Shala ka folur për gjasat e largimit të kosovarëve nga vendo pas 1 janarit kur fillon liberalizimi i vizave.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka treguar disa shifra që janë bërë të ditura nga anketimet.

“Në raport me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor ne e kemi numrin e migrimit për 50 për qind më të lartin në raport me popullsinë se që e kanë shtete përreth. Kjo tregon një tendencë më të madhe që me çdo kush mendojnë me dalë jashtë, a ndoshta kjo mbyllje kaq e gjatë është shkak”.

“Janë bërë intervista me biznese diku rreth 18 për qind të punëtorëve të anketuar kanë paralajmëruar që pas 1 janarit do ta shfrytëzojnë liberalizimin e vizave të dalin jashtë. Bizneset llogarisin diku që deri 33 për qind të punëtorëve të tyre potencialisht dëshirojnë me dalë jashtë, do të thotë nuk janë deklaruar”, ka thënë Shala.