18 aksidente brenda 24 orëve, një me fatalitet

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, sipas policisë kanë ndodhur 18 aksidente trafiku, me ç’rast njëri ishte edhe me viktima.

Nga këto aksidente, 12 nga to kanë pasur edhe të lënduar, ndërsa 16 aksidente të tjera kanë qenë pa të lënduar në njerëz.

Përderisa janë shqiptuar 1252 tiketa trafiku.

Ndryshe, aksidenti me fatalitet ka ndodhur në Malishevë, me ç’rast ka humbur jetën një grua, përderisa motra e saj ndodhet në gjendje të rëndë