1722 euro në muaj për deputetët serbë që nuk shkojnë kurrë në Kuvend

Pa shtesa, pa mbushje telefoni, pa mëditje e pa benefite të tjera, 1722 euro pagë bazë në muaj merë secili deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kjo shifër është e njëjtë si për këta deputetë të pushtetit e opozitës që marrin pjesë në seanca, votime e komisione, e edhe për deputetët që këto ulëse i lënë thuajse gjithmonë të zbrazura.

Paga e re që për deputetët është rritur 150 euro me ligjin për paga, pashmangshëm u takon edhe deputetëve të rinj të Listës serbe, të cilët që nga 17 nëntori kur bënë betimin, nuk kanë shkelur më në kuvend.

Por, këtë ua lejon rregullorja e kuvendit, e cila kërkon vetëm një paraqitje në 6 muaj që mandati i deputetit të vazhdojë të jetë i vlefshëm, çka është shfrytëzuar në çdo legjislaturë nga ky minoritet.

Kjo po praktikë e bojkotit të tyre  po shihet problematike e me pasoja në Institutin Demokratik të Kosovës.

Eugen Cakolli nga KDI, bën me dije se shoqëria civile kishte propozuar sanksionet financiare, për mungesat e deputetëve por e njëjta nuk ishte votuar nga këta të fundit në kuvend, pasi ato sanksione do ti preknin edhe vetë ata, të cilët nuk janë të rrallë në mungesa.

“Keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë po e konsideron nga ana tjetër njohësi i çështjeve politike Arbnor Sadiku qasjen e deputetëve të Listës Serbe”, ka thënë Cakolli në Dukagjini.

Analisti, Arbnor Sadiku, ka theksuar se pavarësisht mospjesëmarrjes në seanca dhe komisione, përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës vazhdojnë të shfrytëzojnë edhe benefitet e tjera që përfitohen nga shtetit si pagesat për karburante, mbushje të telefonit dhe të tjera.