17-vjeçarja lufton me ariun, e rrëzon nga muri dhe i shpëton qentë

Një adoleshente në Kaliforni është frikësuar tej mase kur një ari tentoi të futet në oborrin e shtëpisë, por çuditërisht kjo vajzë e re arriti ta “largoj” kafshën e egër duke e rrëzuar nga muri dhe t’i shpëtojë qentë e saj.

Videoja e postuar të martën në TikTok, shfaq ariun duke ecur mbi murin e oborrit të shtëpisë në Bradford të Kalifornisë, ku me të ishin edhe të vegjlit derisa pesë qentë e vajzës së re tentojnë t’i luftojnë arinjtë.

E kur ariu i vërsulet njërit prej qenve, 17-vjeçarja Hailey Morinico vrapon me tërë forcën për t’i dalë në ndihmë. Pa u menduar dy herë i afrohet ariut, dhe e shtyn duke e rrëzuar nga muri.

Kështu ajo largon qentë me shpejtësi derisa ariu ngjitet sërish në mur – por kësaj radhe pa ndonjë sukses për të mbytur qentë e saj.

Megjithatë si pasojë e këtij veprimi, 17-vjeçarja ka pësuar lëndime të lehta trupore në shuplakë të dorës.