Kandidatja e LDK-së për deputete, Doarsa Kicaj-Xhelili ka treguar për takimin që ka pasur me 17-vjeçaren Sara Llugiqi, e cila ishte frymëzuar nga deputetja e LDK-së.

“Sot, sa isha në zyre, më njoftuan që po më kërkon një vajzë me emrin Sara”, ka treguar Kica-Xhelili.

“Sara Llugiqi, 17 vjeçarja nga Prishtina, stomatologe e ardhshme, më tha që e kisha inspiruar të bëhet aktiviste politike”, ka thënë ajo.

“Erdha të anëtarësohem në LDK”, i kishte thënë Llugiqi.

“Dhe ti më ke inspiruar shumë. Më pëlqen shumë sepse e thua atë që e mendon, pa hezitim”, i kishte thënë ajo.

“Dhe Sara dukej e tillë! Me një butësi të paparë, që kurrsesi s’mund ta merrje për dobësi, ajo rrezatonte vendosmëri të dikujt që pa hezitim e shpreh mendimin e saj”, ka thënë kandidatja për deputete.

“Sara, falemnderit që për pak momente më shkëpute nga dinamika ime ditore! Na priftë e mbara, e dashur!”.