17 të vdekur dhe mbi 90 të lënduar nga reshjet e dendura të botës në Japoni

Reshjet e dendura të borës në disa vende të Japonisë kanë shkaktuar 17 viktima dhe kanë plagosur më shumë se 90 persona, duke lënë qindra shtëpi pa energji elektrike.

Bora e madhe rrëzoi, ndër të tjera, një kullë transmetimi të energjisë elektrike në ishullin më verior të Japonisë, duke lënë rreth 20,000 shtëpi pa energji në mëngjesin e Krishtlindjeve, megjithëse energjia u rivendos në shumicën e zonave më vonë, sipas ministrisë së ekonomisë dhe industrisë.

Dhjetëra linja trenash dhe fluturime u pezulluan gjithashtu në Japoninë veriore deri të dielën, por shumica kanë rifilluar që atëherë, sipas ministrisë së transportit.