Kaq raste aktive me coronavirus janë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 165.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255, ndërsa nga fillimi i pandemisë 2,253 persona kanë humbur betejën me coronavirusin.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.