160 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Në Gjilan janë 160 raste aktive me COVID-19, bazuar në të dhënat e IKSHPK-së.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, apelon për kujdes, të festohet me kujdes, është njoftuar nga Komuna e Gjilanit.

Haziri ka njoftuar se deri më sot janë vaksinuar 24402, derisa ka apeluar qytetarët që të vaksinohen gjithsesi, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër COVID-19.

“Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 22378 testime, 6717 kanë rezultuar pozitivë, 6409 janë shëruar, 148 qytetarë e kanë humbur betejën, 7 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 24402 persona janë vaksinuar, ndërkaq 52 mostra janë në pritje për rezultat”, thuhet nga Komuna e Gjilanit.