16 vjeçarja nga Ferizaji bëhet nënë, babai i saj e lajmëron rastin në polici

Një vajzë e mitur nga Ferizaj, raportohet se të shtunen ka lindur një fëmijë në repartin e Gjinekologjisë në QKUK.

Sipas policisë vajza kishte bashkëjetuar me një person para se t’i mbushte 16 vjeç, ndërsa babai i së miturës e ka raportuar rastin në polici.

“Ankuesi K-Ashkali ka raportuar se në repartin e Gjinekologjisë në QKUK është e shtrirë vajza e tij 16 vjeçare e cila kishe lindur një fëmijë. Viktima kishte bashkëjetuar me të dyshuarin K-Ashkali para se të arrinte moshën 16 vjeçare”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Ballkani.info.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Ballkani.info