16.1% rënie të ndërmarrjeve ekonomike të regjistruara në 3 mujorin e fundit

Në tremujorin e tretë të këtij viti, janë regjistruar gjithsej 2212 ndërmarrje.

Sipas Repertorit Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në këtë tre mujor ka patur rënie të regjistrimit të ndërmarrjeve ekonomike, transmeton ballkani.info.

Në krahasim me periudhën paraprake, këtë tre mujor ka pasur 16.1% rënie në numrin e ndërmarrjeve ekonomike të regjistruara.

Më së shumti biznese janë regjistruar në sektorin e tregtisë, ndërsa mbizotëron kryeqyteti i Prishtinës me 649 ndërmarrje të regjistruara, pastaj vie Ferizaji, Prizreni etj. /Ballkani