150 shtetas të Kosovës të martën kthehen nga Suedia, Finlanda e Norvegjia

Ambasada e Kosovës në Stokholm ka njoftuar se ka përfunduar lista prej 150 personash që do të kthehen në Kosovë.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ata do të kthehen të martën nga Suedia, Finlanda dhe Norvegjia.

Sipas Ambasadës, shumica e këtyre udhëtarëve janë të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore.

“Ju njoftojmë se është përfunduar lista prej 150 shtetasve tanë nga Suedia, Finlanda dhe Norvegjia që me datë 5 maj do të udhëtojnē për Prishtinë. Shumica dërmuese e këtyre udhëtarëve janë të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Për çfarëdo sqarimi shtesë apo emergjence eventuale, ata që do të udhëtojnë, mund të kontaktojnë në numrin emergjent të ambasadës:
00 46 73-508 60 99.