15 vjet shtet, Haradinaj: Zoti e bekoftë Kosovën, shqiptarët kudo dhe aleatët tanë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Përmes një adresimi për qytetarët, Haradinaj duke uruar qytetarët e Kosovës, bashkëatdhetarët dhe shqiptarët kudo në botë, ka thënë se miqësia me aleatët tanë të prirë nga Amerika, qoftë e përjetshme.

“E përjetshme qoftë miqësia jonë me miqtë tanë. Me aleancën e NATO-s të prirë nga Amerika”, ka thënë Haradinaj.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, Të dashur shqiptarë kudo që jeni, në trojet tona e në diasporë. Shumë të respektuar miq të Kosovës e të kombit tonë,

Sot me gëzim ju them urime përvjetori i pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu ju them e përjetshme qoftë pavarësia e liria jonë. E përjetshme qoftë miqësia jonë me miqtë tanë. Me aleancën e NATO-s të prirë nga Amerika. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë kombin shqiptar! Zoti i bekoftë miqtë e shqiptarëve! Gëzuar”.