Presidenti i Rusisë Vladimir Putin firmosi një nga ligjet më të rënda dhe më skandaloze në historinë pluraliste të Rusisë.
Shefi i Kremlinit dekretoi sot ligjin e ri për të dënuar me 15 vjet burg çdo person që shpërndan informacione të rreme për forcat e armatosura ruse. Ky ligj u miratua fillimisht me unanimitet nga parlamenti rus.
Por, Putin nuk është ndalur me kaq. Ai ka firmosur dhe ligjin e ri për të gjobitur dhe dënuar me burg çdo shtetas rus që mbështet sanksionet ndaj Moskës.
Shumë media ruse pro-qeveritare u është mbyllur transmetimi në Perëndim për shkak të propagandës pro-luftës në Ukrainë.







