15 të vdekur dhe 801 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

15 persona kanë vdekur dhe 801 të tjerë janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Të martën janë kryer 3842 testime ndërkaq janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve