15 nëntori datë e rëndësishme për disa fytyra publike, zbulojeni arsyen

Të gjithë njerëzit kudo në botë kanë data të rëndësishme.

Dikush feston, e dikush kujton ndonjë ngjarje që ua ka ndryshuar tërësisht jetën, shkruan Ballkani.info

Data e sotme ka qenë e rëndësishme për disa fytyra publike dhe kjo me një arsye të vetme: Ata kanë festuar ditëlindjen.

Po e nisim me Mihrije Brahën.

Këngëtarja ka lindur me 15 nëntor të vitit 1967. Ajo sot u bë 51 vjeçe, duke marrë shumë urime nga ndjekësit dhe familjarë e saj. Një detaj që mund të komentohet të këngëtarja është fakti ndonëse ka kaq vite mbi supe, për të duket se ora ka ndalur pasi që duket shumë më e re në moshë se sa që është.

Gena Lito, këngëtari nga Shqipëria gjithashtu feston ditëlindjen sot. Ai është i lindur me 15 nëntor të vitit 1971, duke shënuar kështu 47 vjetorin e lindjes.

Por, nëse mendoni se vetëm këngëtarët kanë ditëlindjen sot, jeni gabim, shkruan Ballkani.info.

Edhe basketbollisti kosovar, Dardan Berisha, sot ka festë dhe mbush hiç më pak se 30 vite.

Një vit më e re në moshë se Dardani është Edita Sopjani (29) e cila sot gjithashtu ka festuar ditëlindjen, duke marrë urime nga miqtë dhe ndjekësit e saj.

Këta ishin disa nga fytyrat e njohura publike që festuan, e për gjithë ta: Urimet më të mira./Ballkani.info/