15 ministra futen në karantinë në Poloni

Në Poloni 15 ministra janë futur në karantinë, pasi ministri i Mjedisit Michal Wos rezultoi pozitiv me koronavirus.

Lajmin për infektimin e ministrit 29-vjeçar e njoftoi kreu i stafit të tij ditën e hënë, Michal Dworczyk.

Ministri shpreh se ndjehej mirë, ndërsa mbledhja e fundit e qeverisë ku ai mori pjesë ishte ajo e datës 10 mars.

Sipas Dworczyk 9 nga 24 ministrat mungoni në takim, përfshirë edhe kryeministrin Mateusz Morawiecki dhe ministrin e shëndetësisë Lukasz Szumowski.

Ministrat e tjerë u testuan për koronavirusi ditën e hënë dhe tashmë janë futur në karantinë duke pritur në pritje të rezultateve.

Ndërkohë, kryeministri i vendit u shpreh se rastet me koronavirus në Poloni mund të arrijmë pikun në një periudhë 2-3 javore.

Deri më tani janë 177 raste të konfirmuara në Poloni, ndërsa 4 persona kanë gjetur vdekjen.