142 m për 13 sekonda, ja kush është Usain Bolt i ri

Një sportist indian i garave me buaj i cili është krahasuar me Usain Bolt refuzoi ftesën për tu bërë sprintier profesionist dhe të garojë në organizime ndërkombëtare.

Srinivas Gowda, 28 vjeç, theu rekordin e Kambalas, një sport ku pjesëmarrësit  duhet të vrapojnë për 142 m përgjatë një fushe me baltë sëbashku me buajt.

Sipas BBC ai e përfundoi garën për 13.42 sekonda ndërkohë që rekordi botëror i mbajtur nga Bolt për 100 m është 9.58 sekonda.

Fillimisht ai u bë i njohur në Indi e më pas në tërë botën ku videot e tij u shpërndanë në rrjet.

Ka pasur dhe një reagim të menjëhershëm nga shumë përdorues të cilët i kanë kërkuar institucioneve sportive botërore që t’i bëjnë një ofertë këtij sportisti.

Ministri i sporteve postoi në Tëitter se qeveria i ka ofruar mundësinë atij që të trajnohet dhe të provojë aftësitë e tij në atletikë.

Por duket se Goëda është shprehur për BBC se nuk ka interes që të bëhet një sportiost profesionist. Ai nuk mund të garojë sepse ka dëmtuar këmbën gjatë garës me buaj.