14-vjeçari plagos me thikë 15-vjeçarin në Prishtinë

Një plagosje me thikë ka ndodhur të enjten në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një 14 vjeçar e ka plagosur me thikë një 15 vjeçar i cili ka pësuar lëndime trupore.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Prishtinë 15.06.2023 – 10:00. Viktima mashkull kosovar 15 vjeçar, ka pësuar lëndime trupore pasi, është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull  kosovar 14 vjeçar. Sipas të dyshuarit i njëjti e ka qëlluar pa dashje me thikë viktimën derisa ishin duke luajtur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.