14 rastet e sotme me koronavirus në Kosovë janë nga këto dy komuna

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 208 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec).

Sot janë shëruar 3 pacientë duke çuar kështu totalin në 772.

Nga data 08 shkurt deri më 20 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.406 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.003 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.