Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se 14 qytetarë janë shëruar sot nga koronavirusi.

“Lajmi më i mirë pë qytetin që e duam. 14 qytetarë të Vushtrrisë sot janë shëruar nga koronavirus”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Të gjitha masat që bashkë i kemi aplikuar, çdo sakrificë që secili nga ju e keni bërë, ja ka vlejtë. Është shuar vatra në Pestovë, është shuar vatra në Vushtrri, janë shëruar 12 qytetarë nga Smrekonica, 1 nga Pestova dhe 1 nga Vushtrria.

Faleminderit për bashkëpunimin le të vazhdojmë me kujdes përpara në ditët në vijim.

Le të të ruajmë njëri tjetrin edhe Zoti do të na ruaj secilin nga ne.

Tani do të mendojmë për lehtësim të masave për qytetarët dhe biznesin në bashkëpunim me institucionet qendrore.

Kërkoj nga Ministri i Shëndetësisë që Smrekonica të hiqet nga karantina që sonte. Samdrexha po ashtu duhet të largohet si burim i infektimit.

Megjithatë përderisa në qytete tjera ka shtim të rasteve, as Vushtrria nuk gëzohet, ne lutemi për shërimin e të gjithë të prekurve në të gjitha qytetet e Kosovës.

Ju lutem #rrinshpi mos dil pa nevojë urgjente, mbaje distancën