14 jetë të reja iu shtuan Pejës gjatë këtij vikendi

Në repartin gjinekologjik të Spitalit të Pejës gjatë ditëve të vikendit kanë ardhur në jetë 14 fëmijë.

Nga 14 nëna, nëntë prej tyre kanë lindur me lindje normale ndërsa pesë kanë kryer operacione cezariane. 12 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 2 vajza.

Ndërkaq në këtë spital 939 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit. 40 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Analiza kanë kryer 402 pacientë që në total kanë bërë 4,492 analiza. 15 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.

loading…