Aksident
Aksident trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë, policia në vendngjarje (Video)
Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të hënë në rrugën nacionale Podujevë–Prishtinë, në fshatin Vranidoll.
IndeksOnline ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen automjete të aksidentuara dhe njësitë policore që kanë dalë në terren për t’u marrë me rastin.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuara, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.